Evropianët shmangin SHBA-në, kërkesa për udhëtime në Emirate të Bashkuara Arabe dhe Azi

10 Shkurt 2026 | 15:17

Evropianët po rezervojnë më pak udhëtime për në SHBA, tha operatori më i madh i udhëtimeve në Evropë, ndërsa dëshira për udhëtime të gjata po zvogëlohet teksa shqetësimet vazhdojnë rreth politikave të emigracionit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Tui, e cila merr shumicën e rezervimeve të saj nga klientët në Evropë, thekson se ka pikasur kërkesa dukshëm më të ulëta për udhëtime në SHBA. Drejtori ekzekutiv i Tui, Sebastian Ebel theksoi se po rritet kërkesa për në Karaibe.

“Ajo që shohim është rritja e biznesit në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Azi. Ne gjithashtu shohim kërkesën evropiane për Karaibe, e cila për shkak të kapacitetit nuk kishte qenë përparësia më e madhe në të kaluarën, por tani atje shohim përsëri potencial për t’u rritur,” theksoi ai.

Kjo vjen mes shenjave se kërkesa për udhëtime të gjata përtej Atlantikut po zvogëlohet. Një raport nga Komisioni Evropian i Udhëtimeve, i cili anketoi udhëtarë nga Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Japonia, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja, zbuloi se 42% e udhëtarëve me udhëtime të gjata po merrnin në konsideratë një udhëtim në Evropë këtë vit, nga 45% vitin e kaluar.

Në SHBA, 34% kishin ndërmend të udhëtonin në Evropë, nga 37%. Në Evropë, disa vende kanë lëshuar këshilla në lidhje me udhëtimet në SHBA për shkak të kontrollit më të rreptë kufitar, ndalimit të disa vizitorëve dhe protestave ndaj agjencisë së Imigracionit dhe Doganave (ICE) .

Që kur Trump mori detyrën, nga kufiri amerikan kanë dalë raportime për turistë që ndalohen dhe merren në pyetje , njerëz me leje pune të dërguar në qendrat e paraburgimit të ICE dhe njerëz që deportohen padrejtësish.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026