Exit Poll i Euronews Albania për Elbasanin, analistët: Ka ndikuar ngjarja e para pak ditëve
Exit Polli i MRB dhe Euronews Albania për Elbasanin dhe Durrësin e ka nxjerrë PS-në si forcë të parë, por me luhatje në të dyja qarqet e mëdhaja.
Sipas Erla Mëhillit, në qarkun e Elbasanit ka ndikuar ngjarja e pak ditëve më parë, ku mbeti i vrarë një person. Të njejtin qëndrim me znj.Mëhilli kishte edhe gazetari Adri Nurellari, i cili deklaroi se ngjarja e Elbasanit ka patur kosto për opozitën.
‘’Ka një rikuperim të PD në krahasim me zgjedhjet e 2017, por duket qartë që pesha totale e këtij rikuperimi është zhvleftësuar nga rrënimi i LSI-së, pasi PS ka bërë për vete një pjesë të këtij elektorati. Ngjarja e Elbasanit ka patur një kosto për opozitën, mund të ketë dekorajuar votuesit.’’, deklaroi Nurellari në Euronews Albania.
Edhe për Jonila Godole, ngjarja e Elbasanit e ndodhur pak ditë më parë ka luajtur një rol kyç në këtë qark. Ajo theksoi se në këtë qark devijohet vullneti i votuesve përmes krimit.
”Elbasani në thelb është një fushëbeteje dhe e pamë të incidenti i ndodhur para pak ditësh ku gjithmonë dyshimet janë të forta. Aty kemi një makineri që përdoret për të devijuar vullnetin e votuesit, përmes ndihmës së grupeve kriminale.”, u shpreh ajo.
Ndërkohë Neritan Sejamini u shpreh se opozita ka përmirësim në Elbasan, por është surprizë LSI dhe PSD, e cila pothuajse në ekstremin e vet barazohet me LSI.
Z.Sejamini theksoi gjithashtu se në Elbasan ngjarja do kishte qenë e njëjtë edhe nëse incidenti s’do kishte ndodhur, por ka ndikuar edhe fakti që në Elbasan kishin ardhur qytetarë nga rrethet e tjera për të ruajtur rendin publik, njerëz që s’kishin lidhje me Elbasanin.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë