“Falenderoj Putin dhe Jinping”, Trump: Qëndruan neutralë gjatë konfliktit, nuk më penguan

18 Qershor 2026 | 17:46

Pas firmosjes së memorandumit të mirëkuptimit me Iranin, Presidenti amerikan Donald Trump i kushtoi një falenderim të veçantë dy personave që, sipas tij, kishin kontribuar në zgjidhje të konfiktit. Presidenti rus Valdimir Putin dhe homologu kinez Xi Jinping.  

Ai vlerësoi faktin që dy udhëheqësit ishin treguar neturalë gjatë luftës dhe se nuk kishin penguar përpjekjet e tij për të kufizuar ambiciet nukleare të Teheranit: “Duatë falënderoj Kinën, Presidentin Xi. Isha me të dhe ai qëndroi neutral, plotësisht neutral, dhe e vlerësoj këtë. Dhe dua të falënderoj Vladimir Putinin, ai ishte shumë neutral. Ata mund ta kishin bërë shumë më të vështirë për ne”.

Komentet e Trumpit shwnuan njw kontrast të thellë me qëndrimin i tij ndaj aleatëve amerikanë nga Japonia deri në Europë, të cilët ai i ka kritikuar për mungesë angazhimi në operacionet ushtarake dhe në përpjekjet për të siguruar lundrimin në Ngushticën e Hormuzit.

Moska dhe Pekini mbajnë lidhje të ngushta me Teheranin. Rusia ka paralajmëruar se lufta mund të çojë në një garë armësh bërthamore në Lindjen e Mesme, ndërsa Kina ka dënuar sulmet e Uashingtonit ndaj Teheranit si shkelje flagrante të sovranitetit të vendit.

Sipas burimeve të inteligjencës amerikane, Pekini ka furnizuar Iranin me pajisje ushtarake, ndërsa rafineritë e pavarura kineze të naftës kanë qenë blerësit kryesorë të naftës iraniane gjatë konfliktit, duke sfiduar sanksionet e SHBA-së.

Megjithatë, Trump tha se Xi ka qenë ndihmues në zgjidhjen e konfliktit dhe se ka shmangur dërgimin e “armëve të mëdha” apo raketave tokë-ajër. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turqia dërgon 30 ton ndihma humanitare në Venezuelë

Turqia ka dërguar 30 ton ndihma humanitare në Venezuelë me dy avionë ushtarakë mallrash, pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin. Dërgesa mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar...
09:25 | 13/07/2026

Trump: Fola me Graham disa orë para vdekjes së tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha sot se kishte folur në telefon me senatorin republikan të ndjerë Lindsey Graham vetëm pak...
09:22 | 13/07/2026

Irani njofton goditjen e objekteve ushtarake amerikane në Bahrein dhe sistemet e radarëve në Oman

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) tha të hënën se kishte në shënjestër objektet ushtarake amerikane në Bahrein dhe sistemet e radarit në...
09:20 | 13/07/2026