Familja e Kevin Keegan njofton: Legjenda e futbollit anglez diagnostikohet me kancer

8 Janar 2026 | 08:25

Familja e ish-sulmuesit të Anglisë, Kevin Keegan, ka bërë publike një deklaratë shqetësuese lidhur me gjendjen shëndetësore të ish-futbollistit të njohur.

Sipas njoftimit, 74-vjeçari është shtruar së fundmi në spital për kryerjen e analizave të mëtejshme, pas simptomave të vazhdueshme në zonën e barkut. “Këto analiza kanë zbuluar një diagnozë të kancerit, për të cilën Kevin do t’i nënshtrohet trajtimit përkatës”, thuhet në deklaratën e familjes.

Familja thekson se Keegan është mirënjohës ndaj stafit mjekësor për ndërhyrjen e shpejtë dhe kujdesin e vazhdueshëm. Ndërkohë, ajo ka kërkuar privatësi gjatë kësaj periudhe dhe ka bërë të ditur se nuk do të ketë komente të tjera për momentin.

Kevin Keegan është një nga figurat më të mëdha të futbollit anglez. Dy herë fitues i “Topit të Artë”, ai ka veshur fanellat e Scunthorpe United, Hamburg, Southampton dhe Newcastle United. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Keegan u angazhua si trajner, duke drejtuar dy herë Newcastle United, si dhe Fulham, Manchester City dhe kombëtaren e Anglisë.

I gjithë komuniteti i futbollit në Angli dhe më gjerë i ka dërguar mesazhe mbështetjeje dhe urimet më të mira Kevin Keegan, familjes dhe të afërmve të tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar

Autoritetet amerikane kanë konfiskuar më shumë se 300 dronë që nga fillimi i ndeshjeve të Kupës së Botës FIFA 2026, për shkak të shkeljes së...
15:27 | 24/06/2026

Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Sulmuesi portugez u bë lojtari i vetëm në histori që ka shënuar gola në gjashtë edicione...
12:11 | 24/06/2026

Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)

Cristiano Ronaldo u acarua nga pyetja e një gazetari meksikan për Lionel Messin në një intervistë të shkurtër pas ndeshjes së Portugalisë kundër Uzbekistanit. Cristiano...
09:47 | 24/06/2026