Familja Mbretërore Britanike strehon refugjatët ukrainas
Familja mbretërore Britanike ka ofruar strehim për refugjatët ukrainas, sipas zëdhënësit të Pallatit Mbretëror.
Anëtarët e familjes ishin zotuar të “bënin punën e tyre”, por “nuk kishin dëshirë” për publicitet, raporton Daily Express.
53,800 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me anë të skemave të vizave të krijuara posaçërisht për ta, duke përfshirë programin ‘Homes for Ukraine’, e cili përbën më shumë se gjysmën e numrit të vizave të dhëna.
Një zëdhënës i Pallatit të Buckingham tha për Express: “Ne po i ndihmojmë në disa mënyra, por nuk do të komentojmë më tej”.
Kontributi i familjes mbretërore për të ndihmuar refugjatët ukrainas vjen pas një sërë donacionesh me një shumë prej 300 milionë paund për ukrainasit.
Mbretëresha e ka bërë të qartë mbështetjen e saj për Ukrainën edhe në mënyra të tjera duke veshur të verdhën dhe blunë ukrainase, duke porositur aranzhime me lule në ngjyrat e vendit në Kështjellën Windsor.
Një burim i lartë mretëror ka thënë se “Këto gjëra nuk priren të ndodhin rastësisht”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë godet ishullin Kyushu në Japoni, lëshohet paralajmërim për cunami
SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO
Publikohen audiot konfidenciale, Joe Biden dëgjohet duke pranuar mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta