Familjet e policëve të rënë në krye të detyrës do ndihmohen financiarisht nga shteti
21 policët e rënë në krye të detyrës u nderuan të martën me zbulimin e pllakës përkujtimore “Heronjtë e Kosovës” afër objektit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Në mesin e emrave ishte edhe ai i policit Enver Zymberi, i cili 10 vjet më parë u vra gjatë një aksioni në pjesën veriore të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vlerësoi policinë e rënë duke thënë se “dha jetën në mbrojtje të sovranitetit dhe mbrojtje të vendit tonë”.
Ai tha se familjet e policëve të rënë në krye të detyrës do të mbështeten financiarisht nga shteti.
Kreu i Kuvendit Glauk Konjufca i krahasoi policët e rënë me dëshmorët e luftës duke shtuar se Policia e Kosovës është institucioni më i rëndësishëm i cili kujdeset për vendin dhe sigurinë publike.
Drejtuesi i Forcave të Rendit në Kosovë, Samedin Mehmeti, tha se “deri tani kanë rënë 21 zyrtarë policorë, të cilët u shndërruar në model si duhet të mbrohet vendi”.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve