Fanella e Maradonës shitet me çmim rekord

5 Maj 2022 | 09:49

Fanella e veshur nga Diego Maradona kur ai shënoi dy nga golat më të famshëm në historinë e futbollit u shit për 8.93 milionë dollarë duke shënuar një rekord të ri në shitjen e relikeve sportive, raporton Reuters.

Maradona veshi fanellën nr. 10 të Argjentinës në çerekfinalen e Kupës së Botës  të vitit 1986 kundër Anglisë, ndeshje e luajtur në Meksikë.

Gjashtë minuta pas pjesës së dytë ai kaloi skuadrën në avantazh duke e goditur topin në rrjetë për atë që u bë i njohur si goli “Dora e Zotit”.

Katër minuta më vonë Maradona dribloi për të shënuar një gol të konsideruar si një nga më të mirët në historinë e Kupës së Botës.

Mesfushori i Anglisë, Steve Hodge, mori fanellën e Maradonës pas ndeshjes dhe njoftoi muajin e kaluar se do ta nxirrte në ankand. 19 vite ajo ka qenë e ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Futbollit të Anglisë.

Sotheby’s tha se blerësi ishte anonim. Shitja e fanellës së Maradonës u ndërlikua nga pretendimet se ishte fanella  e gabuar,  pretendime të publikuara nga vajza dhe ish-gruaja e  Maradonës .

Shtëpia e Ankandit konfirmoi se ata përdorën teknologjinë për të siguruar origjinalitetin e fanellës.

Maradona, i konsideruar një nga futbollistët më të mirë në botë, vdiq në nëntor 2020 në moshën 60-vjeçare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026