Fasoneritë në rrezik falimenti, Florian Zekaj: Paketat ekonomike të qeverisë gjysmake
Në një intervistë për Euronews Albania, themeluesi i shoqatës “Pro Eksport”, Florian Zekaj, u shpreh se situata do të vazhdojë të rëndohet në rast se qeveria nuk merr masa për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve fason.
Ndër të tjera ai i cilësoi paketat ekonomike të ndihmave dhënë nga qeveria, si të pa plota dhe jo efikase për ringritjen e biznesit.
“Situata e pandemisë nxori lakuriq mungesën e mbështetjes së fasonerisë në gjithë këto vite. Në një kohë kur shumë shtete i përshtatën mënyrat e prodhimit për artikujt spitalorë, ne nuk arritëm ta bënim këtë përshtatje drejt këtyre linjave sepse në Shqipëri mungon lënda e parë, mungojnë aksesorët, mungon çdo gjë që ka lidhje me biznesin tonë, dhe ndaj ne jemi në një situatë të vështirë dhe me gjasa do vazhdojmë të jemi në të tillë situatë,” – u shpreh Zekaj teksa kujtoi se Italia dhe Gjermania, e cila janë klientë importuese të produkteve të tyre po kalojnë gjithashtu krizë.
Zekaj tha se sipërmarrësit dhe shoqatat mbështetëse të sektorit po mendojnë për një paketë ekonomike që do t’ia propozojnë qeverisë, paketë prej së cilës mund të shpëtohen ndërmarrjet fasone.
“Disa nga pikat e paketës janë, injektimi i drejtpërdrejtë i parave për investime në biznesin fason në mënyrë që sipërmarrësit t’i përshtaten sa më shpejt prodhimit që kërkohet kohët e fundit,” – u shpreh Zekaj.
I pyetur për mundësinë e qeverisë për huamarrjen me “garanci sovrane”, Zekaj u përgjigj se asnjëherë autoritetet shqiptare nuk kanë formuluar asnjëherë ndonjë paketë ekonomike për biznesin fason.
“Edhe paketa e vitit 2014, edhe dy ndihmat e muajve të fundit për pandeminë, janë paketa gjysmake, sepse nuk arrijnë të injektojnë para në biznesin fason që ta ndihmojnë të bëhet biznes real dhe të mos mbetet te ‘material-bërësi’, por të kthehet në prodhues produktesh ‘made in Albania’. Ata që e kanë provuar për huamarrje, një pjesë e kanë përfituar, një pjesë nuk e kanë përfituar sepse bankat kërkojnë kushte strikte si për shembull kontrata të sigurta, vazhdueshmëri bilanci të rregullt në një kohë kur periudha e fundit ka qenë e vështirë për këto tregues,” – analizoi Zekaj.
Sektori i fasonerisë është ndër më të prekurit nga situata e pandemisë në Shqipëri. Rënia e eksporteve të tekstileve dhe këpucëve në muajt e fundit ka sjellë largimin e shumë punonjësve, teksa rrezikohen dhe shumë të tjerë.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, eksportet e tekstileve gjatë muajit maj u ulën me 8 për qind, duke pasqyruar kështu krizën me të cilën po përballet fasoneria.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania