Fatkeqësia e rradhës për banorët e Gazës, rrebeshet e shiut përmbysin tendat e tyre

24 Shtator 2024 | 07:18

Banorët e Gazës të mbyllur në tenda për shkak të sulmeve izraelite po përballen tani me një fatkeqësi të re, kjo pasi rrebeshet e papritura përkeqësuan gjendjen e tyre.

Në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës, ku Izraeli po kryen sulme prej 353 ditësh, ardhja e dimrit ka bërë që tendat dhe sendet e palestinezëve të përmbyten.

Çadrat e improvizuara ku ata jetojnë prej afro një viti janë dëmtuar dhe nuk janë më të përdorshme.

Qeveria në Gaza e theksoi këtë çështje në një deklaratë më 14 shtator, duke paralajmëruar se me afrimin e dimrit, 2 milionë palestinezë të zhvendosur përballen me një fatkeqësi humanitare.

Deklarata vuri në dukje se 74% e tendave ku po qëndrojnë të zhvendosurit janë të papërdorshme dhe 100,000 nga 135,000 tendat duhet të ndërrohen urgjentisht për shkak të konsumimit.

Edhe shirat e shkurtër në shumë zona të Gazës ishin të mjaftueshëm për të zhytur tendat dhe përmbajtjen e tyre, duke përkeqësuar situatën tashmë të tmerrshme të palestinezëve.

Zonat jashtë çadrave janë kthyer në këneta me baltë.

Të mbetur pa opsione, palestinezët i shprehën botës dëshpërimin e tyre, duke thënë se streha e tyre e vetme tani është “qielli”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai...
22:39 | 27/06/2026

Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ishte e pranishme këtë të shtunë në protestën që po mbahet në ditën e saj të 28-të në Tiranë, ku gjatë...
22:27 | 27/06/2026

Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:45 | 27/06/2026