Presidenti i Kolumbisë dënon heshtjen e mediave për gjenocidin izraelit në Gaza

23 Shtator 2024 | 16:52

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro denoncoi heshtjen për luftën e Izraelit në Gaza, duke këmbëngulur se një gjenocid po ndodh në Palestinë.

“Kushdo që mbron këtë gjenocid ose hesht përballë tij, ka shkatërruar anën e tij njerëzore.Duket sikur (ministri i propagandës naziste Joseph) Goebbels është ai që drejton komunikimet në botë, në mënyrë që dhjetëra mijëra gazetarë të heshtin përballë kolegëve të tyre të vrarë dhe 20,000 foshnjave të copëtuara nga bombat,” tha Petro të dielën në X.

Ai denoncoi gjithashtu sulmin e ushtrisë izraelite në zyrën e rrjetit televiziv Al Jazeera në Bregun Perëndimor në Ramallah të dielën, në të cilën ata urdhëruan mbylljen e saj për 45 ditë.

Komentet e presidentit vijnë një ditë pasi e dërguara speciale e SHBA-së për Monitorimin dhe Luftimin e Antisemitizmit, Deborah Lipstadt, vuri në pikëpyetje kritikat e Petro ndaj ofensivës ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.

Pas kësaj presidenti i është përgjigjur Lipstadt në një postim në X.

“Zonja ambasadore, palestinezët janë semitë.Është antisemite të vrasësh fëmijë duke hedhur bomba në Gaza dhe të mos e kundërshtosh atë. Gjëja më antisemitike sot është të përsëritet holokausti i Hitlerit mbi njerëzimin dhe veçanërisht mbi popullin palestinez,” –tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026