Faturat nuk paguhen në kohë, borxhet e qeverisë dhe bashkie rriten 1.1 mld lekë

26 Maj 2026 | 15:06

Detyrimet e prapambetura u rriten në 3-mujorin e parë të vitit 2026, pasi kishte zbritur ndjeshëm në fund të vitit të kaluar. Sipas të dhënave borxhet arritën në rreth 6.93 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë më shumë  krahasuar me fundvitin 2025.

Sipas Ministrisë së Financave, stoku i detyrimeve të prapambetura të bashkive në mars 2026 rezulton në rreth 3.15 miliardë, me rritje të lehtë krahasuar me fundvitin 2025.

Edhe pse, në korrik të vitit 2025 Ministria e Financave u kërkoi zyrtarisht njësive vendore të hartonin dhe zbatonin një kalendar të detyrueshëm për shlyerjen graduale të detyrimeve të prapambetura, bashkitë nuk arritën të shlyenin detyrimet as në fund të vitit të kaluar dhe as në tremujorin e parë të vitit 2026.

Sipas kërkesës së Ministrisë, bashkitë duhet të merrnin masa për disiplinë më të fortë financiare, të shmangnin krijimin e borxheve të reja dhe të përdornin një pjesë të të ardhurave për shlyerjen e detyrimeve ekzistuese.

Megjithatë, të dhënat e fundit nga Ministria tregojnë se në disa bashki procesi nuk ka dhënë rezultatet e pritshme. Një pjesë e tyre jo vetëm që nuk i kanë ulur detyrimet, por kanë regjistruar edhe rritje të stokut të borxhit deri në mars 2026.

Nga analiza e të dhënave rezulton se pesë bashkitë me nivelin më të lartë të detyrimeve të prapambetura në mars 2026 janë: Kavaja, Pogradeci, Vora, Tirana dhe Dimali.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026