FBI arreston dy burra për krijimin e “stacioneve policore” kineze në Nju Jork

18 Prill 2023 | 07:18

Autoritetet amerikane kanë arrestuar dy burra në Nju Jork, nën dyshimet se kanë punuar në “stacione sekrete policore” në një lagje në Manhatan.

Liu Jianwang, 61-vjeçar, dhe Chen Jinping, 59-vjeçar, të dy banorë të Nju Jorkut, përballen me akuza se kanë vepruar si agjentë për Kinën si dhe për pengim të drejtësisë.

Ata pritet të dalin para një gjykate federale në Bruklin gjatë ditës së hënë.

Në të kaluarën, Kina i ka hedhur poshtë akuzat se ka vepruar në këto stacione duke i quajtur ato “qendra për ofrim shërbimesh” për shtetasit e saj jashtë vendit.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka thënë të hënën se Jianwang dhe Jinping kanë punuar së bashku për të krijuar stacionin e parë jashtë territorit kinez në Shtetet e Bashkuara, në emër të Ministrisë së Kinës për Siguri Publike, shkruan REL.

Këto stacione janë mbyllur në vjeshtën e vitit 2022, kanë thënë autoritetet amerikane pas hetimeve që ka kryer Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

“Kjo ndjekje penale shpërfaq shkeljen e kryer nga qeveria kineze në sovranitetin e shtetit tonë, duke krijuar stacion sekret policor në mes të qytetit të Nju Jorkut”, ka thënë Breon Pearce, kryeprokuror i Bruklinit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026