FBI arreston të dyshuarin në lidhje me rrjedhjet e informacioneve top-sekrete

13 Prill 2023 | 21:09

Një anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts u arrestua nga FBI të enjten në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara që janë postuar në internet, sipas një zyrtari amerikan të njohur me këtë çështje.

Arrestimi i Jack Teixeira, 21 vjeç, vjen pas një kërkimi të shpejtë nga qeveria amerikane për identitetin e zbuluesit që postoi dokumente të klasifikuara në një platformë të mediave sociale të njohura me videolojtarët.

Teixeira ishte identifikuar nga The New York Time përpara arrestimit të tij të enjten si kreu i grupit ku ishte postuar një tufë dokumentesh të klasifikuara.

FBI kishte ngushtuar numrin e njerëzve që ata besojnë se mund të jenë përgjegjës për rrjedhjet dhe kanë kryer intervista ditët e fundit, thanë më herët dy persona të informuar për këtë çështje.

Ndërsa ka një numër të madh njerëzish që kishin akses në dokumente, hetuesit kanë qenë në gjendje të përqendrohen në një numër të vogël për një shqyrtim më të hollësishëm falë gjurmëve mjekoligjore të lënë nga personi që ka postuar dokumentet. Hetuesit po punojnë për ngritjen e një rasti për ndjekje penale, thonë persona të njohur me këtë çështje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026