FBI paralajmëron për kërcënime terroriste të frymëzuara nga sulmet e Hamas

31 Tetor 2023 | 17:57

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, paralajmëroi sot se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit mund të shërbejë si frymëzim për kërcënimet terroriste në SHBA.

“Veprimet e Hamasit dhe aleatëve të tij do të shërbejnë si frymëzim, të cilin nuk e kemi parë që kur ISIS nisi të ashtuquajturin kalifat disa vite më parë”, tha Ray, sipas Reuters.

Ai shtoi se që nga fillimi i konfliktit izraelito-palestinez në Gaza në fillim të këtij muaji, organizata të shumta të huaja terroriste kanë bërë thirrje për sulme ndaj amerikanëve dhe Perëndimit, duke rritur ndjeshëm kërcënimin e ekstremistëve të dhunshëm në SHBA.

Në SHBA, numri i incidenteve antisemitike është rritur me rreth 400 për qind që kur grupi militant palestinez Hamas sulmoi Izraelin më 7 tetor, njoftoi Lidhja Anti-Degamation (ADL).

Antisemitizmi ishte tashmë në rritje në SHBA para luftës, me gati 3,700 incidente antisemite të raportuara vitin e kaluar, më shumë se çdo vit që kur ADL filloi të gjurmonte problemin në 1979.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se ata po monitoronin kërcënimet në rritje ndaj hebrenjve dhe myslimanëve për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe Presidenti Joseph Biden dënoi antisemitizmin dhe islamofobinë në SHBA.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026