FBI: Trump ishte objekt i një përpjekjeje për atentat në Florida

16 Shtator 2024 | 07:44

FBI tha se Donald Trump “duket se ishte objekt i një përpjekjeje për atentat” në klubin e tij të golfit në West Palm Beach të Floridës të dielën, vetëm nëntë javë pasi kandidati republikan për president i mbijetoi një tjetër atentati ndaj tij. Ish-presidenti tha se është mirë dhe jashtë rrezikut.

Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw tha se agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së qëlluan në drejtim të një personi që kishte drejtuar një pushkë të stilit AK drejt klubit, ndërsa zoti Trump ishte duke luajtur golf.

Zoti Bradshaw tha se personi i armatosur kishte gjithashtu dy çanta shpine të varura në një gardh dhe një kamerë GoPro dhe se ai ishte rreth deri në 500 metra larg nga zoti Trump dhe i fshehur mes shkurreve, ndërsa ish-presidenti luante golf. Personi hodhi armën dhe iku me një fuoristradë dhe më pas u arrestua në një distrikt aty pranë.

Disa media amerikane e identifikuan të dyshuarin si Ryan Wesley Routh, 58 vjeç, nga Havai, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të organeve të zbatimit të ligjit.

Zyrtarët që identifikuan të dyshuarin folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të diskutonin hetimin aktiv. FBI nuk pranoi të komentonte mbi identitetin e të dyshuarit dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Incidenti është zhvillimi i fundit tronditës në një vit fushate të shoqëruar me ngjarje të pashmebullta dhe ndodh pothuajse dy muaj pasi zoti Trump u qëllua gjatë një atentati në një tubim në Pensilvani dhe një plumb e plagosi në vesh. Vetëm një javë më pas presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026