“Feja nën regjimin komunist”, libri i Aleksandër Suliotit sjell një kapitull të historisë shqiptare nën diktaturë
“Feja nën regjimin komunist” është libri më i ri i Aleksandër Ikonomidhi Sulioti, i cili lindi si një nismë për të trajtuar një temë pak të studiuar edhe në komunitetin shkencor grek.
Përmes kërkimeve dhe dokumentimit, autori ka analizuar zhvillimin e besimeve fetare në Shqipëri nga fillimi i shekullit XX deri në rënien e regjimit komunist.
“Për ta njohur publiku në Greqi, por edhe në anglisht, specifikat e diktaturës dhe gjithë hapat e besimeve fetare deri në vitin 1967, kur ndodhi goditja fatale e ateizimit. Është një kapitull i veçantë për Nënë Terezën…”, thotë shkrimtari Aleksandër Sulioti.
Një pjesë e veçantë e botimit i kushtohet figurës së Nënë Tereza dhe përpjekjeve të saj për të kontaktuar familjen në Shqipëri gjatë viteve të izolimit komunist.
Në promovim u ndanë edhe kujtime personale që pasqyrojnë ndikimin e fesë në jetën e përditshme të qytetarëve gjatë periudhës së diktaturës.
“Mësuam se mbrojtësi i Korçës ishte Shën Gjergji. Isha adoleshent kur u prish kisha në vitin 1971. Mbaj mend që nëna tha: ‘Kush do ta ruajë Korçën tani?’ Feja ishte pjesë e pandarë e jetës sonë”, thotë Robert Vangjeli, ish-mësues.
Libri sjell fakte, kujtime dhe dëshmi që pasqyrojnë sfidat me të cilat u përballën komunitetet fetare gjatë viteve të regjimit komunist në Shqipëri.
Përmes këtij botimi, Aleksandër Sulioti synon të dokumentojë një kapitull të rëndësishëm të historisë shqiptare dhe t’ua përcjellë brezave të rinj sakrificat dhe qëndresën e besimtarëve gjatë diktaturës.
Torra Veneciane dhe Amfiteatri i Durrësit, në qendër të interesit të turistëve
Mashtrimet financiare që e çuan Shqipërinë në prag të luftës së ’97, drama e skemave piramidale në podcastin e Financial Times
Vëllezërit Coen të kinemasë botërore do të nderohen me Çmimin Lumière 2026
- 20:31 Mbrojtësi uzbek Khusanov i dhuroi një fanelë kameramanit me të cilin u përplas gjatë ndeshjes ndaj Kolumbisë
- 20:30 Protestuesi thirrje për bashkim përtej ndasive politike: Jemi këtu si shqiptarë
- 20:28 Reagon familja e Messit pas lajmit “fake” se babai yllit argjentinas ishte ndarë nga jeta
- 20:27 Irani kthehet në çështje politike në Kupën e Botës 2026
- 20:25 Muriqi rikthehet te Fenerbahçe
- 20:24 Meksika siguron kualifikimin dhe vazhdon rrugëtimin në shtëpi