FemFest, festivali për të drejtat e gruas që u mbajt për herë të parë në Tiranë
FemFest, një festival katër-ditor kushtuar gruas u mbajt për herë të parë në Shqipëri.
Ky festival i organizuar me rastin e 8 marsit, ka për qëllim sensibilizimin e shoqërisë për të drejtat e barabarta të grave.
Festivali u nda në disa lloje aktivitetesh, diskutime mbi tema që lidhen me ndërgjegjësimin për të drejtat e gruas, instalacione artistike, këngë dhe shfaqje teatrale.
Pjesëmarrës në këtë festival ishin artistë të njohur shqiptarë, aktivistë dhe qytetarë.
Gjatë FemFest u zhvilluan 5 shfaqje teatrale në Teatrin Kombëtar, 2 prej të cilave ishin premiera. “Trupi im i mire”, nën regjinë e Altin Bashës, “Vdis duke qeshur”, nën regjinë e Ilir Bokshit, “Burka e Medeas” me regjisore Ema Andrean, “Unë jam vetë grua” me regjisor kushtrim Koliqin dhe “Rrefimet tona”, me regjisore Driada Dervishin.
Interesante dhe domethënëse për këtë festival është që të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë për 4 bursa studimi për studentet më të mira të Universitetit të Arteve në Tiranë.
Dita e fundit e festivalit, 8 marsi, nisi me marshim-instilacionin artistik “Këpucët e kuqe” te sheshi “Skënderbej”, por edhe në Korçë e në Durrës. “Këpucët e kuqe” është një fushatë kundër dhunës së grave, e nisur në Meksikë në vitin 2009.
Gjatë kësaj fushatë, këpucë të kuqe shpërndahen në pika të ndryshme të qytetit, si simbol i gjakut të derdhur të grave të dhunuara. Këpucët mblidhen nga kontributi i vetë qytetareve.

Drejtore ekzekutive e FemFest është skenografja dhe kostumografja Ilirjana Basha, ndërsa për këtë projekt kanë bashkëpunuar Shoqata Bash-Art me shoqatën #ejanneteater.
FemFest vjen për herë të parë, duke përbërë sjellë risi për ndërgjegjësimin ndaj të drejtave të grave në Shqipëri.
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë