“Ferma e Kafshëve” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar pas 5 vitesh
Një nga veprat më të fuqishme dhe të diskutuara të letërsisë moderne, “Ferma e Kafshëve” e Xhorxh Oruell, rikthehet në skenën shqiptare përmes një interpretimi të guximshëm në Teatrin Kombëtar.
Regjisorja Driada Dervishi solli një version të ri të kësaj alegorie politike, duke ndriçuar temat e pushtetit, manipulimit dhe idealizmit të dështuar.
Mesazhet që përcjellë vepra e botuar në Angli 80 vite më parë mbeten aq të freskëta edhe sot.
“Është një pjesë që nuk e humbet asnjëherë aktualitetin, duke pasur parasysh marrëdhënien e pushtetit me individin. Është alegoria e një pushteti që degjeneron kur qëndron më gjatë sa duhet. Sjell sa universalitetin e kësaj pjesë, por vjen dhe shumë aktuale dhe mbetet e tillë edhe në Shqipëri”,-Driada Dervishi.
Me një kast të përzgjedhur aktorësh më në zë në vendin tonë shfaqja sjell në vëmendje rrëfimin e kafshëve që përmbysin pronarin e fermës për të ndërtuar një shoqëri të barabartë, një ëndërr që shpejt kthehet në një makth nën udhëheqjen e derrit Napoleon.
Ky adaptim në Teatrin Kombëtar vjen si një thirrje për reflektim mbi ciklet e historisë dhe mënyrën si idealet shpesh deformohen nga etja për pushtet.
Pas kësaj fundjave, Ferma e Kafshëve fton artdashësit sërish në Teatrin Kombëtar në datat 8, 9 dhe 10 maj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta