Fermerët “detyrohen” të ulin çmimet, rritet kërkesa për blerje, ja çfarë ndikoi

29 Shkurt 2024 | 16:07

Ditët e fundit fermerët e qarkut të Korçës po shesin prodhimet e mollës, qepës dhe patates.

E gjithë kjo sipas tyre ka ardhur për dy arsye, së pari për shkak të uljes së çmimit që i kanë bërë produkteve e së dyti rritjes së referanceve doganore nga ana e qeverisë shqiptare për prodhimet e importit si dhe rritjen e kontrolleve të produkteve bujqësore në dogana.

Ky është Petraq Andoni, grumbullues molle në fshatin Zvirinë të bashkisë së Maliqit.

Ai tregon se për këto dy arsye ka patur së fundmi treg të mollës.

“Ka lëvizur ditët e fundit lëvizja e mollëve sepse ka ndodhur që ne ulwm pak çmimin, u rrit dhe pak referenca nëpër dogana mbase, e po lëviz diçka. Që po shesim nga pak, jo të themi kënaqshëm por po heqim pak mollë. Mbase janë bërë këto që fliten, por shikojmë që ne po lëvizim diçka”, tha Petraq Andoni, grumbullues.

Te njëjtën gjë e pranon dhe Besnik Dervishaj, fermer potencial i cili merret me prodhimin e qepës.

“Vazhdon të shitet por kemi ulur pak çmimin, 5 lek për kg dhe kjo dogana që u rrit referenca nëpër dogana na ka ndihmuar. Po vijnë po kërkojnë por jo shumë me, këtu në këtë mes fiton tregtari, se fiton 5 lek, na ka ndihmuar se po kërkojnë. Gati është në përfundim në fshatin tonë, 3 – 4 shtëpi kanë qepë”, tha fermeri Besnik Dervishaj.

Arben Dulellari, drejtor i bujqësisë në bashkinë e Maliqit zyrtarisht ka bërë me dije se për të mbrojtur fermerët qeveria ka marrë masa doganore për prodhimet e huaja.

“Realisht kohët e fundit ka rritje të tregtimit të mollës e qepës. Ka ardhur rrjedhojë e masave që ka marrë qeveria për të rritur çmimet e referencës për produktet që hyjnë brenda vendit, kontrollet për analiza e kjo ka sjellë rritje të tregtisë së prodhimit vendas”, tha Arben Dulellari, drejtor i Bujqësisë në Bashkinë e Maliqit.

Vetëm në bashkinë e Maliqit këtë vit janë prodhuar 16 mijë ton mollë, 25 mijë ton qepë dhe 23 mijë ton patate.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026