Francë, fermerët reagojnë me zemërim ndaj Presidentit Macron

25 Shkurt 2024 | 08:30

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u prit me fishkëllima në hapje të panairit bujqësor në Paris, nga fermerë të zemëruar qe e bëjnë atë përgjegjës se nuk ka bërë aq sa duhet për t’i ndihmuar.

Zoti Macron ishte parashikuar të vizitonte panairin që pret çdo ditë dhjetra vizitorë. Por përpara hapjes zyrtare, dhjetëra protestues kapërcyen me forcë barrierat e sigurisë dhe hynë në panair ndërsa po vinte Presidenti.

Fermerët po protestojnë prej muajsh të tërë në gjithë Francën, përfshirë Parisin, me kërkesën për kushte më të mira jetese, lehtësim të masave rregullatore dhe mbrojtje nga konkurrenca e huaj, që sipas tyre, është e pandershme.

Protestuesit mbanin pankrarta me thirrjet për dorëheqjen e presidentit.

Presidenti francez vendosi të takohej me një grup protestuesish dhe u premtoi atyre vendosjen e “çmimeve dysheme” për çdo produkt për të “garantuar të ardhurat e fermerëve”.

Ai tha se duke nisur nga e hëna do të nis zbatimi i një plani emergjent për të lehtësuar financarsht fermat të cilat hasin më tepër vështirësi.

Të premten, fermerët mbajtën një protestë në rrugët e Parisit, përpara panairit të bujqësisë.

Tre javë më parë, fermerët hoqën bllokadat nëpër rrugët e kryeqytetit dhe gjetkë pasi qeveria u ofroi atyre një paketë ndihme prej 400 milionë eurosh dhe ulje të taksave.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026