Taksisti që imiton Elvis Presleyn mahnit turistët skocezë, ndalojnë e kërcëjnë me të
Arjan Kumrija, taksisti që shëtit në Tiranë me makinën e tij të veçante dhe me look-un si Elvis Presley, shprehet se klientët e tij mbeten të mahnitur nga udhëtimi me të, sidomos të huajt, të cilet largohen me një kujtim te bukur. Një shembull i ngjashëm është edhe ky i dy turistëve skocezë, të cilët ndaluan në rrugë për të bërë foto e video me Elvis Presleyn shqiptar, i cili këndon këngët e artistit, të përshtatura në shqip.
E gjithë performaca e taksistit këngëtar ndodhi teksa ishte live në emisionin Real people në Euronews Albania.
Në rrëfimin e tij Kumrija u ndal dhe te dashuria që ka për këngëtarin amerikan, ku nënvizoi se gjithë jetën e tij është munduar t’i ngjajë atij.
“Kam qenë avangard në zonën ku jam rritur. Jam marrë dhe me arte marciale se mësova që Elvis Presley është marrë me karate. Ushtrinë nuk e bëra pasi mbarova fakultetin e Fiskulturës. Në atë kohë shihnim dhe muzikë të huaj dhe karate fshehurazi. Muzika rock and roll dhe boksi ishin të ndaluara dhe unë i shihja natën. Sa më shumë e njiohja Elvisin aq më shumë më bënte për vete, desha të bëhesha si ai. Kishim të njëjtin karakter. Ai këngëtar, unë këngëtar, ai kërcimtar unë kërcimtar, ai u dashurua me Prischillan 14-vjeçe në Gjermani, unë u dashurova me gruan time 14 vjeçe. Dhe për koincidencë gruaja ime ka lindur më 1 shkurt 1968 dhe goca e Elvisit ka lindur në 1 shkurt 1968”, tha ai.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë