English

Fermerët e luleshtrydheve në Fier bllokojnë vjeljen, shkak çmimi i ulët në treg

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej tre ditësh fermerët që kultivojnë luleshtrydhe në Frakull të Fierit kanë bllokuar vjeljen e saj.

- Advertisement -

Shkak është bërë ulja e çmimit në blerje, që nuk justifikon koston e prodhimit, vjeljes dhe ambalazhimit.

Renato Velo, i cili është një fermer në Fier tha se tregu i luleshtrydhes është bllokuar për arsye të rritjes së çmimit në treg, ku nga 12 euro që ka qenë arka ka shkuar deri ne shifrën 15 euro.

“Unë jam Renato nga fshati Adë. Kemi një problem prej disa ditësh me luleshtrydhen është bllokuar tregu i luleshtrydhes dhe ka vajtur 5 mijë lekë arka, ndërkohë që jashtë kufijve të Shqipërisë shitet shumë shtrenjtë nga 12 deri në 15 euro arka”, tha Renato.

“Ne merremi me luleshtrydhen, të cilën e kemi lënë prej disa ditësh pa vjelë, më mirë ta lëmë këtu se sa ta hedhim poshtë apo ta japim me këto çmime, nuk ka më leverdi kostoja është shumë e madhe. Luleshtrydhja ja ku është kemi disa ditë që nuk e vjelim, më mirë shteti të vijë e ta shikojë vetë, sivjet jemi me humbje të mëdha, humbje kolosale”, tha Renato.

Fermerët e tjerë e shikojnë këtë ngërç tek menaxhimi i shitjes.

Për Kostandin Trokën grumbulluesit duan të përfitojnë, duke çuar prodhuesit në humbje. Ai e cilësoi bujqësinë si një nga sektorët më të vështirë.

“Nuk po shitet sepse menaxhimi është shumë i keq. Ata që e grumbullojnë luleshtrydhen janë katër ose pesë, apo shtatë vetë dhe nuk gjejnë një gjuhë të përbashkët që luleshtrydhja të eci apo të vendosin një çmim stabël, që sot është me shtatë apo me tetë , të gjithë, Po e vendosi njëri, kurse të tjerët e plasin të gjithë në një vend pa ditur”, tha Troka

Në këtë zonë janë disa pika grumbullim prodhimi.

Astrit Llanaj është tregtar, përfaqësues i pikave grumbulluese i cili e sheh problemin tek çmimi që nuk reklamojnë tregtarët e shumicës, në momentin e blerjes së produktit, mungesa e cilësisë dhe ulja e kërkesave për luleshtrydhe në treg dhe eksport.

“Problemet ndodhin duke filluar nga shkaku i fermerëve, jo cilësi e mirë por edhe nga tregtarët që vijnë dhe grumbullojnë këtu nuk e nxjerrin çmimin, është problem të dali çmimi, ta dimë të thonë kaq është, kaq për të gjithë. Çmimi ndikoi nga temperaturat dhe mungesa e kërkesave që kërkojnë për luleshtrydhen. Plus po del edhe cilësia jo e mirë”, tha Llanaj.

Sot ka vajtur 500 lekë arka, kilogrami 100 lekë, nuk e dimë se çfarë po ndodh, edhe vetë jemi në qiell të hapur”, tha Llanaj.

Të dhënat nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor Lushnjë për qarkun Fier, tregojnë se në vitin 2022 janë mbjellë gjithsej 130 hektarë me luleshtrydhe, 11 hektarë më shumë se në vitin 2021. Këtë vit parashikohet që prodhimi të kap vlerën e 6.4 tonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?