Fermerët e fshatrave po i frikësohen gjithnjë e më shumë afrimit të kafshëve të egra në zonat e banuara.
Ata theksojnë se arinjtë, çakejtë dhe ujqërit janë shndërruar në rrezik serioz në fshatrat e Cërrikut. Shpyllëzimi dhe zgjerimi i zonave të banuara po e detyrojnë faunën e egër të afrohet gjithnjë e më shumë pranë fermave.
Ndryshimet klimaterike dhe zhvillimi urban kanë reduktuar burimet natyrore për ujqërit dhe çakejtë, duke i bërë ata me agresivë në kërkim të ushqimit.
“Këtu ka çakej, dhelpra, ujqër, dalin përnatë, rrimë ter natën pa gjumë se na hanë bagëtitë. Madje para një muaj e gjysmë më hëngri një qengj mua. Ata më tepër vijnë nga Radiostacioni dhe nga Ana e Muriqanit dhe Shelgut. S’kemi armë çifte të dalim ti trembim se ndryshe nuk tremben ata, i trembim me elektrik me dritë pishe, rrimë terë natën me merak unë kam 20 kokë bagëti atje”, thotë një banor i zonës.
Sipas banorëve, kafshët e egra shfaqen nga pyjet e Shelgut dhe Muriqanit dhe “bëjnë kërdinë” në shpendë e bagëti.
Banorët kërkojnë marrjen e masave nga shteti, pasi blegtoria është e vetmja mënyrë mbijetese për ta.
Po rrethim me tela me korent me voltazh të ulët sa për ti trembur kuptohet se me voltazh të lartë mirë kafshët por trembesh dhe vetë pastaj