Fermerët në Spanjë, Moldavi e Poloni vazhdojnë protestat kundër humbjeve

13 Shkurt 2024 | 13:05

Janë bërë 7 ditë që kur fermerët spanjollë vendosën të vazhdonin protestat me traktorë dhe bllokada rrugësh kundër politikave të BE-së.

Ata kërkojnë gjithashtu mbështetje përballë efekteve të thatësirës dhe rritjes së kostove. Protestat kanë përfshirë rajone të shumta në Spanjë, të thirrura nga organizatat agrare.

“Në dy vitet e fundit kemi pasur vetëm humbje, si për shembull 40% me drithërat”, thotë një fermer.

“Edhe vjet patëm thatësirë. Ishte një katastrofë. Drithërat duhet të kishin prodhuar 4 tonë, por prodhuan vetëm 1”, shprehet një tjetër.

Në Moldavi, fermerët kanë bllokuar rrugën drejt Rumanisë. Sindikata e tyre po proteston kundër donacioneve të karburanteve nga Rumania dhe subvencioneve të pamjaftueshme të qeverisë. Ata deklarojnë se u duhet ndihmë për të lehtësuar humbjet e dy viteve të fundit. Ajo që nevojitet është injektimi i parave nga qeveria, ndryshe nuk do të ketë korrje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026