Fermerët në vështirësi, Agim Rrapaj: Luhatja e çmimeve solli shumë dëme, qeveria të ndërhyjë në zinxhirin tregtues
Kreu i Këshillit Agrobiznesit, Agim Rrapaj në një lidhje ‘live’ me Ilva Now vuri në dukje shqetësimet e fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë për shkak të izolimit nga COVID-19.
Teksa theksoi fakti se edhe në kushte normale fermerët hasin shumë proleme në punën e tyre, z. Rrapaj theksoi se aktualisht një nga problemet që kanë fermerët është vështirësia e lëvizjes.
“Mungojnë mjete me qira që ata i përdorin për të shitur produktet, është vështirësi reale. Njëkohësisht luhatja e çmimeve ka sjellë shumë dëme, sidomos në 2 javëshin e parë e pësoi luleshtydhja dhe kastraveci, që u goditën nga ulja e shpeshtë e çmimit. Këtë dyjavësh ka një relaksim, sepse ishin festat, çka solli rritje të kërkesës në tregun vendas”, – tha ai.
Z.Rrapaj u shpreh se kërkojnë nga qeveria që të ndërhyjë në zinxhirin që nis nga fermeri e përfundon tek blerësi, duke vënë në funksion institucione të tjera si depot frigoriferike, në mënyrë që produktet të shiten në një moment të dytë dhe të mos ndikohen nga luhatja e çmimit.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij