“Ferr” në Greqi| Përhapen zjarret, ushtria zbret në terren
Për të tretën ditë rresht, autoritetet në Greqi vijojnë betejën me zjarret. Flakët janë përhapur në perëndim të rajonit të Atikës dhe në Lutraki, ndërsa po përhapen me shpejtësi edhe në Rodos.
Një zjarr i ri ra në zonën pyjore në Pilos, në rajonin e Jameas, pak përpara orës 14 të së mërkurës. Për shuarjen e tij janë angazhuar 12 zjarrfikës dhe janë mobilizuar 6 automjete, ndërsa është kërkuar ndërhyrja e një helikopteri.
Autoritetet kanë paralajmëruar se si pasojë e zgjerimit të vatrave të zjarrit dhe operacioneve për vënien e tyre nën kontroll do të ketë bllokim të rrugëve dhe autostradave.
Në këtë kontekst, i pari që është prekur nga kjo masë është rajoni i Atikës, ku trafiku është ndalur në shumë akse rrugore.
Kryeministri Kiriakos Mitsotakis ka zhvilluar një vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes Civile, ku është informuar me masat e marra për mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
Ndërkohë, policia u ka bërë thirrje banorëve që të shmangin udhëtimet në zonat pyjore dhe ato agrikulturore, për shkak të rrezikut të rënies së zjarreve.
Sipas ekspertëve, vapa e madhe ka gjasa të shkaktojë krijimin e vatrave të reja, të cilat nga ana e tyre do të çojnë në një kolaps ambiental.
Për vënien nën kontroll të flakëve, në ndihma të zjarrfikësve janë angazhuar edhe forcat e armatosura, që janë dërguar në lokalitetet Kuvara, në jug të Athinës, dhe Lutraki, 4 kilometra në veri-lindje të Korinthit.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë