“Ferri do shpërthejë”| Trump: Mbështesim Izraelin nëse rifillon operacionet në Gaza

15 Shkurt 2025 | 14:44

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur mbështetje për Izraelin në rast se ky i fundit vendos të rifillojë operacionet ushtarake në Gaza. Në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump shkruan se “ pengjet duken në formë të mirë”.

“Izraeli tani do të duhet të vendosë se çfarë do të bëjë rreth orës 12:00, sot, afati i vendosur për lirimin e të gjithë pengjeve. Shtetet e Bashkuara do të mbështesin vendimin që ata marrin!”, ka deklaruar Trump.

Afati që presidenti i SHBA-së ka përmendur është afati që ai vetë shpalosi në fillim të kësaj jave, kur kërkoi nga grupi militant Hamas që të lirojë të gjithë pengjet deri në mesditën e kësaj të shtune. Ndërkohë, mbetet e paqartë në lidhje me zonën kohore që Trump ka pasur në mendje. Ai më herët ka theksuar se Izraeli duhet të bëjë që “ferri të shpërthejë” nëse nuk respektohet ky afat.

Hamasi, në fillim të javës, njoftoi se nuk do të lironte asnjë peng, duke e akuzuar Izraelin për shkelje të kushteve të armëpushimit. Nga ana tjetër, Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërcënuar Hamasin se do t’i japë fund armëpushimit nëse pengjet nuk lirohen deri të shtunën, duke krijuar pasiguri në lidhje me armëpushimin.

Ndërkohë, marrëveshja për lirimin e pengjeve nuk ishte pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të mëhershëm, megjithatë, ka pasur shqetësime në rritje gjatë javës se luftimet mund të rifillojnë nëse ky proces nuk përfundon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026