Festa e Grurit në Pojan, tradita shumëvjeçare mbledh bizneset e zonës

25 Qershor 2023 | 11:17

Ushqime tradicionale, muzikë, kërcime dhe një larmi veshjesh popullore të zonës, kështu ka nisur Festa e Grurit në Pojan të Bashkisë Fier.

Kjo tradite e ardhur që nga antikiteti, është organizuar për të disatin vit radhazi. Gruri është protagonist i festës, si baza e bukës dhe shumë ushqimeve të tjera.

Ajo që bie në sy krahas numrit të madh të pjesëmarrësve është edhe një panair me produkte brumi ku bizneset e zonës ekspozojnë produktet e tyre. Sipas prodhuesve të bukës tashme kë një vëmendje më të madhe për prodhime brumi cilësore, bazuar te prodhimi vendas.

“Vitet e fundit kemi interes me te madh për grurin vendas, sidomos për miell që të ketë përqindje edhe të ermikut edhe të himës, se ky ndikon te shëndeti dhe njerëzit kanë filluar të kuptojnë kush është më e mira”, thotë një prodhues i produkteve të grurit.

Festa e Grurit ka kaluar tashmë kufijtë lokalë dhe pjesëmarrësit, krahas bisedave dhe muzikës, shijojnë edhe gatimet tradicionale të zonës të gatuara sipas recetave të vjetra.

Festa e grurit sjell në vëmendje traditën e një nga zonave me prodhuese të vendit siç është Myzeqeja. Tradita është kthyer tashmë si një vendtakim ku festohet edhe pas perëndimit të diellit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026