Festa e Trëndafilave në Pojan gjallëron banorët e vizitorët

7 Qershor 2022 | 13:23

Festa e Trëndafilave në fshatin Pojan të Maliqit ka dhënë gjallëri e gëzim për banorët e fshatit dhe vizitorët që kishin ardhur posaçërisht për këtë festë.

Shumica e oborreve të shtëpive në këtë fshat janë  të zbukuruar nga trëndafilat shumëngjyrëshe. Filloreta na mirëpriti në shtëpinë e saj, për të na treguar se kjo është një traditë e hershme e kësaj zone, e se ajo përkujdeset për këto lule si të ishin fëmijët e saj.

“Në Pojan filloi të bëhet një traditë shumë e madhe dhe po shtohet, po zbukurohen gjithë kopshtet e Pojanit me lulishte të vogla apo të mëdha, rëndësi ka që trëndafili po kultivohet.  Unë jam  marrë gjithmonë me fëmijë, kam qenë mami, dhe me këta trëndafila me duken tamam si fëmijët e mi, flas, ju buzëqesh, ju bëj yzmet, i prashit, i vadit, të gjitha gjërat ja bej”, u shpreh Filloreta Zaçe, banore nga Pojani.

Gratë e tjera që kanë dalë në panair, tregojnë se trëndafili është i pranishëm në secila shtëpi e këtij fshati.

“Sepse fshati jonë e feston çdo vit këtë festë dhe ne çdo oborr të Pojanit ka trëndafila që i zbukurojnë me erë e bukuri. Jo, është shtuar tradita. Edhe fëmijët kanë qejf të mbjellin”, tha një banore.

“Këto llokume janë të prodhuara brez pas brezi me petalet e trëndafilit dhe besoj do vazhdojë. Llokumet reçelin, konjakun”, u shpreh një tjetër.

Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, kërkon që kjo traditë e bukur mos ndalojë por të shtohet në çdo territor të kësaj bashkie.

“Bashkia e Maliqit është bërë pjesë e kësaj nisme, duke shtuar mbjelljen e trëndafilave nëpër shtëpi e mjedis publik. Të shpresojmë se do vazhdojë vit pas viti, ky është edicioni i dytë i ndaluar një vit me pare nga pandemi, besojmë do vazhdojë si festë, jo vetëm i trëndafilit, por ne fund te fundit dhe si risi të shpresojmë se do shkoje e ne zona te tjera te Maliqit”, tha Topçiu.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026