Festival me punimet e fëmijëve, mesazhe për paqen në Ukrainë
“Stand with Ukraine Festival” ishte aktiviteti, që u zhvillua të enjten në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.
Rreth 70 fëmijë u solidarizuan me fëmijët ukrainas, të cilët prej gati 5 muajsh po përballen me agresionin rus.
Një nga organizatoret e aktivitetit, Rolanda Meçe tregoi për “Euronews Albania” se gjithçka ishte përgatitur nga duart e fëmijëve të vegjël.
“U deshën plot 2 javë. Fëmijët kanë përgatitur pikturat, veshjet, të gjithë këto rrathët i kanë bërë vetë. Ky aktivitet u zhvillua që ata të solidarizohen me bashkëmoshatarët e tyre,” – tha ajo.
Në përfundim të shfaqjes artistike fëmijët përcollën mesazhe paqeje.
“Duam të themi që jemi pro paqes, kundër luftës dhe duam që fëmijët e Ukrainës të rriten në paqe,” – u shpreh një fëmijë.
“Unë dua të kërkoj që e gjithë bota ta ndihmojë Ukrainën,” – tha një tjetër.
Në aktivitet ishte e ftuar edhe ambasada e Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta