Festivali ‘Autonom Fest’ ngjall jehonën e folklorit juglindor
Për herë të parë, në Korçë u organizua festivali “Autonom Fest”, një aktivitet që mblodhi në një skenë të vetme të gjitha grupet folklorike të rajonit të Juglindjes. Ky festival synon të pasurojë dhe promovojë trashëgiminë e pasur kulturore të kësaj treve, duke nxjerrë në pah muzikën, vallet dhe traditat popullore të zonës.
Një nga momentet më emocionuese të festivalit ishte paraqitja e Myftar Bogdanit, 64 vjeç, dhe Besmir Tropollarit, 27 vjeç, nga Pogradeci. Ata befasuan publikun me meloditë baritore, të cilat, sipas tyre, kanë një histori mbi 100-vjeçare. Tingujt e tyre të veçantë ngjallën nostalgji dhe emocion te të pranishmit.
“Mbi 100 vjet. Unë vet kur isha ndërmend, babai i binte, me dy vrima. Arrita që e mësova. Ne Rrajca ka qenë më Pogradecin, dikur, ne ishim afër, kufizohemi me Rodokalin, bëjmë krushqira. E ruaj dhe kam dëshirë ta trashëgoj brezave, nipçeve. Unë përdor instrumente të tjerë”, thotë Bogdani.
I pranishëm në festival ishte edhe klarinetisti i njohur Aleks Xhelili, i cili vlerësoi iniciativën dhe theksoi rëndësinë e ngjarjeve të tilla, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të muzikës autoktone.
“Kjo ishte nismë e mire për te pasur ide si qëndron, sa është inventari i folklorit. Të gjithë bashkite ishin përpjekur për më të mirën, në qoftë se do behet çdo vit, besoj do rinovohen shumë gjëra, që do kalojnë në brez të ri. E lehtë nuk është por me sforco, është klimë e mire me brezin e ri. Do të thotë janë afruar te luajnë gjëra tradicionale”, shprehet Xhelili.
Ndërsa këngëtari i njohur i Devollit, Endri Fifo, veçoi rolin e të rinjve në këtë festival, duke e konsideruar festivalin një mundësi të shkëlqyer për të nxitur brezin e ri të njohë dhe të çmojë traditën muzikore
“Autonom Fest” pritet të kthehet në një traditë vjetore, duke shërbyer si një urë lidhëse mes brezave dhe si një skenë për të risjellë në vëmendje perlat e harruara të muzikës popullore shqiptare.
Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
Riaktivizohet zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, forcat zjarrfikëse në gatishmëri për shuarjen e flakëve
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij