Festivali ballkanik i filmit në Pogradec, për 4 netë do të shfaqen filma të ndryshëm
Mbrëmjen e së martës në Pogradec nisi edicioni i 14-të i festivalit ballkanik të filmit dhe kulinarisë.
Për 4 ditë me radhë regjisorë, producentë e studentë të kinematografisë do të sjellin për artdashësit pogradecarë por dhe pushuesit që kanë zgjedhur këtë qytet për të pushuar, filma me metrazh të gjatë e të shkurtër.
Për Eno Milkanin, organizatorin e këtij festivali, këtë vit ndryshe nga herët e tjera është rritur prodhimi i filmave cilësorë në veçanti nga studentët e kinematografisë.
“Këtë vit është rritur prodhimi i filmave për faktin që ka shumë indipendentë që punojnë, shkolla e filmit është shumë e domosdoshme por mos harrojmë që ka njerëz të cilët janë autodidaktë e mësojnë shkollën nga youtube dhe bëjnë super filma. Dhe ve re që shumë filma cilësorë nuk janë filma studentë, por indipendentë dhe biles vijnë edhe shumë filma të gjatë që janë indipendentë. Sa I përket filmave që kemi në konkurrim këto 4 ditë, janë filma që trajtojnë tema të ndryshme, të të rinjve, të moshës së tretë, tema sociale, të problemeve midis babait dhe fëmijëve, ngacmimet seksuale, filma që trajtojnë cështje të problemeve mendore”, Eno Milkani, organizator i festivalit.
Sipas Gerta Qurkut për herë të parë filmat shqiptarë që do të shfaqen në këtë festival, jo vetëm janë të restauruar por dhe të titruar në anglisht, për t’u krijuar kështu mundësinë turistëve të huaj të kuptojnë dhe ndjekin filmat me interes.
“Filmat që do të shfaqen në Odeon janë filma të restauruar shqiptarë, të titruar në anglisht për të gjithë pushuesit që nuk janë shqip folës, në këtë sezon turistik që ka filluar tashmë në Pogradec, për këtë kemi pasur mbështejen e Arkivit Qendror të Filmit Shqiptar. Jemi shumë të lumtur dhe mezi po e prisnim ta fillonim këtë edicion të 14-të”, Gerta Qurku, producente.
Në natën e parë të këtij festivali është shfaqur filmi “Sophie” me regji të Eduart Grishaj ndërkohë që festivali mbyllet me datën 29 Qershor.
LEXONI GJITHASHTU:
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset