English

Festivali “Bilbilat e Labërisë” në Tepelenë, “folklori” promovon traditën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ka çelur siparin në fshatin Bënçë të Tepelenës, edicioni i parë i Festivalit Folklorik “Bilbilat e Labërisë”.

- Advertisement -

Në mënyrë simbolike ky event është organizuar në këtë zonë me tradita të veçantë të folklorit popullor ndërsa ka patur për sfond akuaduktin e gurtë ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena.

Pjesëmarrës në festival janë 18 ansamble dhe grupe popullore nga hapësira shqiptare si dhe artistë popullorë nga vendet fqinje. Festivali Folklorik “Bilbilat e Labërisë” synon të promovojë vlerat të folkut, traditës popullore, etnografisë dhe kulinarisë në shërbim të zhvillimit të turizmit në zonën e Tepelenës.

“Festivali do të vazhdojë për dy ditë, është një ngjarje e jashtëzakonshme kulturore jo vetëm për Tepelenën por për gjithë Qarkun e Gjirokastrës dhe do të jetë një traditë e bukur meqë  tani pavarësisht se është fundi i sezonit turistik të verës  por sërish shikojmë që ka dyndje turistësh  dhe kjo do ta gjallërojë  shumë jetën kulturore  si dhe do të tërheqë edhe vëmendjen jo vetëm  të turistëve të vendit por edhe të turistëve  të huaj”, tha Stefan Arseni, udhëheqës artistik i festivalit.

Artistët popullorë pjesëmarrës në këtë festival janë shprehur të emocionuar ndërsa prezantojnë për artdashësit vendas dhe të huaj vlerat e traditës dhe kulturës sonë kombëtare.

“Ndihemi jashtëzakonisht mirë,është festivali i parë që bëhet  në Tepelenë për gjithë  Labrinë dhe  kjo është një risi e re”, tha Myrdar Jera, grupi polifonik Dukaj.

“Ne jemi shumë të kënaqur sot që kemi marrë pjesë në këtë  edicion do të japim maksimumin tonë  dhe kështu do të vazhdojmë gjithmonë,të vazhdojmë traditën  dhe të mos vdesi kurrë kjo traditë që ne trashëgojmë”, tha Aurel Bariu, grupi popullor Sazet e Përmetit.

“Është fillimi i një festivali,  i cili do të bëhet traditë këtu në Bençë , që vitet e mëparshme jemi rritur me këto këngët e Maliq Lilës dhe të Golik Jaupit  dhe jemi edukuar me  këngën polifonike ose  me këngët labe, uroj që mos shteroj kurrë nga populli ynë kjo këngë e veçantë që kemi ne në folklorin shqiptar”, tha Katina Beleri, grupi polifonik i Himarës.

Përgjatë kësaj vere në Qarkun e Gjirokastrës janë zhvilluar aktivitete të shumta kulturore, për promovimin e vlerave të traditës duke tërhequr turistët vendas dhe të huaj.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?