Festivali i Këngës, 20 garues për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision
Gjithçka po bëhet gati për festivalin më të rëndësishëm të këngës, i cili do të çojë një përfaqësues në Eurovizionin e 2022.
20 konkurrentë, të dëgjuar dhe të padëgjuar më parë, do të na shoqërojnë në këtë fund vit.
“Duke pranuar që të jem në komisionin e pranimit të këngëve së bashku me kolegë të tjerë. Doja të sqaroja diçka që ne nuk dinim se kush këndonte realisht, nuk dinim se kush e kishte kompozua këngën. Sigurisht disa zëra edhe i njohim por edhe disa zëra shumë të njohur kanë ngelur jashtë këtij festivali”, tha Ardit Gjebrea, moderator i Festivalit.
Festivali mbush 60 vjeç që nga realizimi i tij i parë, dhe në këtë vit jubile surprizat nuk do të mungojnë. I ndarë në tre net, do të nisë me 27 dhjetor dhe do të mbyllet me 29, ku patjetër një moment i rëndësishëm do të jetë edhe ai i rikthimi të emocioneve të festivaleve të kaluara.
“Meqenëse është festivali i 60-të është edhe jubile, sigurisht na privon edhe nga gjendja e pandemisë dhe shumë gjëra të tjera por ne do mundohemi të realizojmë gjërat më të mira”, tha Martin Leka, drejtor i festivalit.
Kur flasim për festivalin sigurisht që mendja na shkon tek artistët dhe këngët e tyre, për të cilat drejtori artistik Elton Deda i konsideron të arrira, dhe të larmishme.
“Jam shumë i kënaqur që këtë vit e kemi goxha te larmishëm festivalin sepse janë shumë këngë të mira në garë, ka emra shumë të mirë edhe të këngëtarve me shumë potencial”, tha Deda.
Moderimi për tre net i është besuar Xhemi Shehut, Jonida Maliqit, Isli Islamit, Klevi Kadillit dhe në natën e dytë do të jetë edhe Ardit Gjebrea,.
Ndryshe nga viti i kaluar, festivali i këngës këtë vit do të kthehet në Pallatin e Koncerteve.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 09:12 Polonia kap tre avionë luftarakë rusë pranë brigjeve të Baltikut
- 09:05 SHBA vendosi tarifa 25% ndaj mallrave braziliane, reagon presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi Amerikës
- 09:03 OKB: Pothuajse një në tre persona nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme
- 08:58 Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm