Festivali i këngës për fëmijë në Shkodër, përkujtohet mjeshtri Kujtim Alija

13 Qershor 2022 | 19:48

Fëmijë nga e gjithë Shqipëria, por jo vetëm u bënë bashkë në festën e këngës ku në fund triumfues u shpallën Irsa Mashi dhe Samuel Martaneshi nga Shkodra me këngën “Festivali na thërret” me tekst të Stefan Çapalikut dhe muzikë të Zef Çobës.

Shumë të emocionuar dhe te mbushur në lotë gëzimi, fituesit vetëm 12-vjeçarë ende nuk e besojnë që ja dolën.

Për tekstshkruesin profesor Stefan Çapalikun vlera më e madhe e këtij festivali është gërshetimi i vlera e dhe moshave ndërsa për kompozitorin Zef Çoba kjo këngë e rikthen pas në kohë në rininë e tij.

”Kënga përmbledh edhe në përmbajtjen e saj gjithë kontributin që kanë dhënë mësuesit tanë, ne, gjeneratat në vazhdim dhe ato që do të vijnë në skenën e këtij festivali”, u shpreh Çapaliku.

”Kjo është gjëja më e bukur që bën Shkodra. Gërsheton moshat, talentet, traditat, fitoret dhe nuk njeh humbje”, tha Çoba.

Emër i paharueshëm i këtij festivali që dha një kontribut të vyer ndër vite është profesori Kujtim Alija, i cili ndonëse nuk është më fizikisht vepra i tij është e lidhur pandashmërisht me qytetin e Shkodrës.

Në përkujtim të tij në kinemanë e qytetit u shfaq një dokumentar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026