Festivali i vallëzimit në Kalamata, për 10 ditë performojnë 26 grupe
Festivali i Vallëzimit në Kalamata, eventi më i rëndësishëm në Greqi, është kthyer me edicionin e 28-të.
Për 10 ditë, nga 15 më 24 korrik, artistët më të mirë grekë e ndërkombëtarë do të shfaqin aftësitë e tyre në fushën e vallëzimit. Bëhet fjalë për 26 performanca nga 11 vende.
“Tema e festivalit, ‘Ode to Beauty’, është titulli ideal për ne, për të kuptuar se bukuria është, në mos e vetmja, një nga rrugët për t’u përballur me gjithçka që hasim, si për shembull të kundërtën ekstreme të saj, që nga dhuna deri tek fjala”, thotë Linda Kapetanea, drejtoreshë artistike e festivalit.
“Festivali i Vallëzimit në Kalamata feston 28 vjet aktivitet të pandërprerë, duke u bërë ndër eventet kryesore kulturore në Greqi. Vallëzimi është bërë pjesë e ADN-së së këtij qyteti. Si çdo vit, festivali mirëpret performancat e grupeve nga vendi dhe jashtë. Në hapje, grupi i shumëvlerësuar nga Belgjika ka prezantuar shfaqjen e ‘Triptych’, shprehet Yorgos Mitropoulos nga Euronews.
‘Triptych’ është një version i përpunuar i variantit që grupi belg Peeping Tom krijoi për Teatrin e Holandës.
Gabriale Carrizo drejtoi pjesën e parë, “Dera e Humbur”, ndërsa Franck Chartier dy pjesët e mbetura, “Dhoma e Zhdukur” dhe “Dyshemeja e Fshehur”. Bëhet fjalë për tre dhoma, ku personazhet humbasin në hapësirë dhe kohë. Një univers i paqëndrueshëm ku zhvillohet një histori e thrilluar.
“Mendoj se është një udhëtim i brendshëm. Një mënyrë për t’u lidhur me publikun. Sepse koreografët marrin situata nga jeta e përditshme dhe i çojnë ato në ekstrem, në këtë univers sureal”, theksoi kërcimtarja Eliana Stragapede.
“Situata ndryshon nga reale në sureale. Koreografëve u pëlqen të hyjnë në mendjen e dikujt. Kemi personazhin kryesor, Lauren. Çfarëdo që shohim në skenë është si të shohim në mendjen e saj”, sipas kërcimtarit Panos Malactos.
Ndërkohë, shfaqja “White Out” është një homazh për alpinistët e zhdukur, ose ata që kanë sfiduar rrezikun në bardhësinë e maleve. Shfaqja është imponuese, argëtuese dhe dramatike, që pasqyron udhëtimin jo vetëm në territorin e natyrës, por edhe në natyrën e vetë njeriut.
“Të gjithë kanë qëllime, ambicie dhe ëndrra që tregohen në historitë e maleve. Është pjesë e jetës së kujtdo. Çdo qënie njerëzore ka sfidën e tij personale në fusha të ndryshme dhe në pjesë të ndryshme të jetës dhe të gjithë përballemi me përpjekjet për kurorëzimin e tyre. Për disa njerëz kjo është maja e malit. Për të tjerë diçka tjetër”, nënvizoi koreografi Piergiorgio Milano.
Festivali i vallëzimit vazhdon deri të dielën e 24 korrikut. Performanca mbyllëse është ‘Sonoma’, nga Marcos Morau dhe grupi i tij La Veronal.
LEXONI GJITHASHTU
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare