Festivali Kombëtar i Shkencës, Rama: Po punojmë për të rritur financimet për start up-et

26 Prill 2026 | 13:38

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të diele në finalen e Festivalit Kombëtar të Shkencës. Rama ndau 3 çmimet e para të festivali të cilat u fituan nga gjimnazet “Zhani Ciko” Patos, “28 Nëntori” Shkodër dhe “Asim Zeneli” Gjirokastër.

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se rritja e cilësisë së arsimit në Shqipëri po dëshmohet gjithnjë e më qartë përmes nismave konkrete duke marrë shembull Festivalin e Shkencës.

Ai i falënderoi të gjithë nxënësit për angazhimin dhe theksoi rëndësinë e këtij organizimi, si një hap i parë drejt një rruge të gjatë dhe të suksesshme në fushën e dijes dhe teknologjisë.

Ndër të tjera Rama theksoi se së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit janë duke punuar për të rritur financimet për start up-et. 

“E kemi transformuar Shqipërinë nga një vend ku ishte e pamundur të marrësh një shërbim pa mbajtur radha të gjata në një vend që u kthye në pararojë në rajon dhe u dallua në Europë mes vendeve që shfrytëzuan teknologjinë për të ofruar shërbime publike drejtpërdrejtë nga celulari apo nga kompjuteri në shtëpi, pavarësisht pozicionit gjeografik, qoftë në vend, qoftë kudo në botë.

Por, nga ana tjetër jemi shumë të vetëdijshëm që nëse në sektorin publik kemi bërë hapa të mëdhenj përpara, në sektorin privat kemi shumë për të bërë akoma dhe për këtë arsye së bashku me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit jemi duke punuar për të rritur në mënyrë të konsiderueshme financimet për startupet dhe për të rritur mbështetjen për të gjithë ata që kanë një potencial dhe nesër mund të kthehen krijues dhe themelues të startupeve.

Kështu që, patjetër juve nuk do t’ju lëmë pas dhe pavarësisht se si do të shkojë gara, ne do të jemi pranë jush, do të bashkëpunojmë me shkollat tuaja, do të bashkëpunojmë drejtpërdrejt me ju, duke krijuar një sistem të cilin do ta mbështesim dhe me financime në mënyrë që të gjitha këto projekte që janë në bërthamë akoma të mund të zhvillohen më tutje dhe ndërkohë edhe ju vetë përmes zhvillimit të këtyre projekteve të hyni në këtë rrugë të pafundme të teknologjisë së re.

Dua të falënderoj universitetet për mbështetjen që i kanë dhënë këtyre të rinjve dhe të rejave. Dua të falënderoj këdo tjetër që është përfshirë në këtë. Pashë me kënaqësi që edhe ambasadori i Gjermanisë është këtu i pranishëm, jo thjesht për të përfaqësuar vendin, por si fqinji i shkollës “Sami Frashri”, po se i ndan vetëm një rrugë ambasadën gjermane nga shkolla “Sami Frashëri”. Edhe më në fund pamë edhe ne një gjerman që bashkëpunon me komshiun edhe pavarësisht se duhet të jetë i barazlarguar me të gjithë, por komshiu është komshiu”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026