Fico mbetet nën kujdes intensiv pas atentatit me 5 plumba
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë nën kujdes intensiv dhe do të mbetet në spitalin e qytetit Banksa Bistrica së paku deri më 20 maj, thanë të premten zyrtarët qeveritarë dhe mediat lokale.
Ai mund të zhvendoset në spitalin e kryeqytetit sllovak Bratislavë pas kësaj date, sipas tyre.
Fico, i cili u qëllua katër herë me armë zjarri më 15 maj, është në gjendje të flasë paksa dhe gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar prej se u sulmua, pasi plagët ia vunë jetën në rrezik.
Mediat lokale raportuan të premten se mjekët do ta vlerësojë gjendjen e Ficos më 20 maj për të vendosur nëse ai mund të zhvendoset në spitalin e kryeqytetit.
Fico, një politikan veteran në Sllovaki që u rikthye për t’u bërë kryeministër për herë të katërt pasi partia e tij Smer i fitoi zgjedhjet shtatorin e kaluar, kishte dalë nga një takim i Qeverisë së tij në qytetin Handlova, gati 200 kilometra në verilindje të kryeqytetit sllovak, kur një burrë i armatosur iu afrua dhe e qëlloi.
Sulmuesi ishte i “motivuar politikisht”, tha të enjten zëvendëskryeministri Robert Kalinak, i cili është edhe ministër i Mbrojtjes dhe aleat i ngushtë i Ficos në partinë e tij Smer.
Mediat lokale raportuan të enjten se i dyshuari për atentatin ndaj Ficos, i cili u arrestua në vendin e ngjarjes pak çaste pasi shtiu me armë zjarri, akuzohet për tentim-vrasje.
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori
- 17:54 Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
- 16:50 Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan
- 16:22 Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 15:34 “Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor