Fidel Ylli thirrje Ramës: Nxirrini nga errësira kompanitë e basteve që po gëlojnë

23 Gusht 2022 | 12:04

Kreu i KOKSH, Fidel Ylli i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të “nxjerr` nga errësira kompanitë e basteve, të cilat sipas tij po gëlojnë”.

Gjatë fjalës së tij, në ceremoninë e pritjes këtë të hënë në mjediset e Kryeministrisë, ai nënvizoi se ka ardhur një moment që duhet të bëhet një studim, një hartë për situatën.

‘Nxiri nga errësira kompanitë e basteve e jepja ato sportit që ne të bëjmë një qendër tjetër olimpike. Për t’i bërë edhe më shumë në qytete të tjera të Shqipërisë. Pra ne nuk mund të kërkojmë lëmoshë buxhetit të shtetit. Unë kam qenë në parlament dhe e di si ndahet buxheti i shtetit. Kërkojmë burme alternative që i merr errësira. Pse duhet të ndodhë kjo? U bë mirë që u mbyllën kam qenë në parlament dhe kam votuar. Ishin bërë si kërpudha në mes të shiut. Por ka ardhur një moment që duhet bërë një studim një hartë. Zoti kryeministër ka e gjithë bota kompani bastesh. Po ne kaq të pasur jemi që këto para t’ja lëmë rrugës. Ne nuk mund të rrimë me atë pallat sporti zoti kryeminitër”, u shpreh Ylli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026