FIFA duhet të japë $440 mln për punëtorët në Katar, thotë Amnesty Internacional
Amnesty Internacional i ka kërkuar FIFA-s që të japë të paktën 440 milionë dollarë për kompensimin e punëtorëve emigrantë, që kanë vuajtur abuzime gjatë përgatitjeve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Në një letër të hapur dërguar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, grupi për të drejtat e njeriut kërkon që të punohet me Katarin për programet kompensuese.
“Kur kanë mbetur 6 muaj nga nisja e Kupës ë Botë, qindra dhe mijëra punëtorë emigrantë nuk kanë marrë kompensim financiar për abuzimet serioze që kanë vuajtur gjatë ndërtimit të infrastrukturës në Katar”, thuhet në letër.
Sipas Amnesty Internacional, FIFA duhet të rezervojë një shumë jo më pak se 440 milionë dollarë nga paratë që do t’u ofrohen ekipeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës për këtë qëllim.
Ka pasur kritike të shumta mbi trajtimin e punëtorëve emigrantë në Katatër gjatë ndërtimit të stadiumeve, shkruan CNN.
Punëtorët janë ndeshur me mungesën e kushteve të sigurisë si dhe qëndrimi me orë të zgjatura në punë.
Letra gjithashtu thotë se autoritetet Katarit kanë dështuar të hetojnë shkakun e vdekjeve të qindra punëtorëve emigrantë që prej vitit 2010.
FIFA i është përgjigjur propozimit të Ammnesty Internacional duke thënë se po njihen me programin e propozuar, por duke shtuar se bëhet fjalë për një infrastrukturë publike që nuk i përket asaj.
FIFA thekson se po punon që të respektohet e drejta e çdo punëtori në projektet për Kupën e Botës.
Kupa e Botës në futboll ‘Katër 2022’ do të nisë më 21 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor 2022.
Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)
Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata