Fillon përçarja e demokratëve në SHBA, Pelosi fajëson Biden për humbjen

9 Nëntor 2024 | 08:40

Në një nga fushatat më polarizuese të viteve të fundit, demokratët në SHBA pësuan një goditje të rëndë, ndërsa Kamala Harris, humbi garën presidenciale ndaj Donald Trump. Pas kësaj disfate, një sërë kritikash të ashpra shpërthyen nga figurat kryesore të partisë, duke drejtuar gishtin dhe përgjegjësisë mbi njëri-tjetrin dhe strategjitë e dështuara.

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në një intervistë për The New York Times, shprehu mendimin se Harris do të kishte fituar më shumë mbështetje nga partia po të kishte kaluar një proces paraprak të hapur, duke argumentuar se kjo do ta kishte forcuar kandidaturën e saj. “Nëse presidenti do të tërhiqej më herët, një zgjedhje paraprake e hapur brenda partisë do të kishte sjellë më shumë energji dhe përgatitje për Harris,” tha Pelosi.

Por polemikat nuk përfunduan këtu. Një numër ndihmësish të Harris akuzuan Biden për tërheqje të vonuar, duke argumentuar se Harris humbi për shkak të trashëgimisë së Bidenit si president. Sipas tyre, Biden duhet të kishte bërë një tërheqje më të hershme për të krijuar mundësi për një garë të vërtetë brenda partisë. “Joe Biden është arsyeja e vetme që Kamala Harris dhe demokratët humbën këto zgjedhje,” tha një ndihmës i paidentifikuar për Politico.

Nga ana tjetër, kritikë të tjerë, si senatori demokrat i Pensilvanisë, John Fetterman, e quajtën humbjen si pasojë e komplotit të brendshëm për të rrëzuar Biden. “Ata që kërkuan të thyenin Bidenin tani morën rezultatin që dëshironin, duhet të mbajnë përgjegjësitë për pasojat,” tha Fetterman, duke ngritur pikëpyetje për unitetin brenda partisë.

Shkaku i humbjes nuk u pa vetëm si përgjegjësi e politikës së brendshme të partisë. Kongresmeni demokrat i Nju Jorkut, Tom Suozzi, theksoi se fokusi i tepruar mbi çështjet e korrektësisë politike largoi një pjesë të elektoratit të klasës punëtore. “Demokratët nuk u përballën me sulmet e republikanëve mbi tema të ndjeshme si zhvlerësimi i fondeve për policinë dhe vlerat tradicionale,” tha ai, duke theksuar se mungesa e qëndrimit të qartë mund të ketë ndikuar negativisht në perceptimin publik për partinë.

Në rrjetin social X, kongresmeni tjetër i Nju Jorkut, Ritchie Torres, fajësoi ashpër “të majtën ekstreme” që sipas tij, largoi nga partia mbështetësit e përhershëm, grupet latine, afro-amerikanët, aziatikët dhe hebrenjtë.

Senatori Bernie Sanders, një tjetër zë kritik brenda demokratëve, paralajmëroi se humbja tregon një ndarje të thellë mes lidershipit dhe popullit. “Populli amerikan është i zemëruar dhe kërkon ndryshim,” tha Sanders, duke sugjeruar se nëse partia vazhdon të mos dëgjojë shqetësimet e klasës punëtore, rrezikon të humbasë edhe më shumë mbështetje në zgjedhjet e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026