Trump u zgjodh President, prokurori Jack Smith kërkon pezullimin e akuzave ndaj tij
Prokurori Jack Smith kërkon pezullimin e akuzave ndaj Trump, pas zgjedhjes së tij president. Prokuroi Smith i ka kërkuar Departamentiti të Drejtësisë (DOJ) ndalimin e gjyqit kundër Trump. Departamenti do të informojë gjykatën deri më 2 dhjetor mbi vendimin e tyre për hapat e ardhshëm.
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, vitin e kaluar e kishte akuzuar Trumpin se kishte planifikuar që ta përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe e kishte akuzuar për posedimin e paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago.
Por, ekipi i Smithit ka qenë duke e shqyrtuar se si do të mbyllë dy çështjet federale përpara se presidenti i zgjedhur të marrë detyrën si president për shkak se politika e kamotshme e Departamentit të Drejtësisë thotë se presidentët në detyrë nuk mund të ndiqen penalisht, tha për Associated Press një zyrtar që ka njohuri për çështjen.
Në shkresën dërguar gjykatës të premten lidhur me rastin e zgjedhjeve të vitit 2020, ekipi i Smithit kërkoi që të anuloheshin procedurat gjyqësore, duke thënë se duhet kohë “për të vlerësuar rrethanat e paprecedenta dhe për të përcaktuar kursin e duhur përpara në linjë me politikën e Departamentit të Drejtësisë”.
Gjykatësja Tanya Chutkan menjëherë miratoi kërkesën dhe urdhëroi prokurorët që të dërgonin shkresa me propozimet e tyre “për drejtimin që duhet të ndërmarrin në këtë rast” deri më 2 dhjetor.
Gjyqi ndaj Trumpit ishte paraparë të niste në mars në Uashington, ku më shumë se 1.000 mbështetës të tij janë përballur me akuza për rolin e tyre në trazirat në ndërtesën e Kongresit amerikan. Por, rasti është ndërprerë pasi Trumpi pretendoi se kishte imunitet nga përndjekja dhe më pas çështja shkoi në Gjykatën Supreme.
Në korrik, Gjykata Supreme tha se ish-presidentët kishin imunitet nga ndjekja penale dhe rasti u kthye te Chutkan për të vendosur se cilat pretendime të aktakuzës mund të çohen përpara.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë