Filmi me metrazh të shkurtër nga Kosova, në garë për “Palmën e Artë”

17 Qershor 2021 | 19:53

Filmi me metrazh të shkurtër nga Kosova, i titulluar “Pa Vend” me regji të Samir Karahoda do të jetë në mesin e 10 filmave të kësaj kategorie që do të garojë për “Palmën e Artë” në garën zyrtare të festivalit më prestigjioz në botë, atë të Kanës.

Filmi i takon zhanrit docu-fiction dhe përcjell përpjekjet e vazhdueshme të dy të rinjve që të mbajnë gjallë sportin e ping pongut, së bashku me trajnerin e tyre.

Një histori unike, një rrëfim për dashurinë ndaj sportit dhe një luftë e heshtur ndaj diskriminimit, i cili është vlerësuar nga kritikët dhe juria e një festivali të mirënjohur si ai i Kanës.

Regjisori i filmit, Samir Karahoda i tha Euronews Albania se përzgjedhja e filmit është një nder i madh për shtetin e Kosovës.

“Jemi përzgjedhur në mesin e dhjetë filmave prej afro katër mijë aplikimesh. Është nder që ne si Kosovë marrim pjesë për herë të parë dhe garojmë në një festival. Tregimi është i bazuar në një ngjarje të vërtetë dhe kam menduar se vlen për ta ndarë me publikun. Filmi rrëfehet përmes dy protagonistëve kryesorë, që janë protagonistë të vërtetë të ngjarjes, pra nuk janë aktorë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026