Finale dramatike, Frankfurt fiton Ligën e Europës pas gjuajtjes së penallive
Eintraht Frankfurt është shkuadra fituese e kompeticionit Liga e Europës për edicionin 2021/2022.
Gjermanët kanë arritur të fitojnë trofeun ndaj Rejnxhërs, në stadiumin “Ramon Sanchez-Pizjuan” të Seviljes, pas 120 minutave lojë, ku u deshën gjuajtjet e 11 metërshave për të përcaktuar fituesin.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa të dyja ekipet patën raste për të shënuar gol.
Ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë, ku skocezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 57-të me anë të Joe Aribo.
Vetëm 12 minuta zgjati ky avantazh, pasi Frankfurt barazoi shifrat në të 69-ën me anë të Rafael Santos Borre.
Pas 30 minutave shtesë, ekipet iu drejtuan gjuajtjes së penalltive, e cila përfundoi me rezultatin 5-4 për gjermanët, pasi Aaron Ramsey gaboi për skocezët.
Ky është trofeu i dytë për Eintraht Frankfurt, pas atij të fituar në vitin 1980.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet