Finale spektakolare në Pogradec, vendaset mposhtin Tiranën 3-0! Shpallen kampione

6 Maj 2026 | 20:05

Pogradeci në volejboll për femra shkruan historinë duke fituar për herë të parë titullin kampion. Në finalen e pestë play off zhvilluar në sallën sportive “Arefi Berberi” në Pogradec, skuadra vendase mundi 3-0 Tiranën (25-16, 25-22, 25-17) duke dominuar në parket.

Në dy ndeshjet e mëparshme Pogradeci nuk arriti asnjë fitore në shtëpi, por në finalen e pestë edhe me mbështetjen e madhe të tifozëve, vajzat liqenore shkëlqyen në parket duke fituar titullin kampion dhe festa ishte e gjitha për vendaset.

Trajneri Besnik Lisha dhe kapitenia Paoloa Gjata nuk i fshehën emocionet për këtë titull. Atmosfera në Pogradec ishte elektrizuese, ndërsa vajzat e mbyllën sezonin duke fituar tripletën pasi më herët triumfuan në Ligën “Gjergj Kastrioti” dhe Kupën e Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri i Marokut: Formati i Botërorit s’është ideal, por nuk ka kuptim ta kritikojmë tani

Në prag të ndeshjes së raundit të 16-tave kundër Holandës, Mohamed Ouahbi foli për formatin e ri të Kupës së Botës, duke shprehur disa rezerva....
17:32 | 29/06/2026

Enzo Maresca, pasardhës i Pep Guardiolës te Manchester City

Enzo Maresca u emërua si pasardhës i Pep Guardiolës te Manchester City të hënën, me italianin që mori përsipër detyrën e vështirë të zëvendësimit të njërit prej...
16:20 | 29/06/2026

“Forca dashuria ime”! E dashura e re e Lamine Yamal në mbështetje të yllit të futbollit

Ines Garcia, e dashura e re e yllit spanjoll, Lamine Yamal, u pa në tribunat e stadiumit gjatë ndeshjes kundër Arabisë Saudite. Modelja dhe influencuesja...
16:17 | 29/06/2026