Finlanda pritet të vendosë më 12 maj për anëtarësimin në NATO

2 Maj 2022 | 16:37

Finlanda do të vendosë rreth aplikimit për anëtarësimin në NATO më 12 maj, sipas gazetës vendase Iltalehti e cila ka cituar burime qeveritare.

Vendimi do të merret nëpërmjet dy hapave atë ditë, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Fillimisht presidenti finlandez, Sauli Niinisto do të njoftojë miratimin e tij për t’iu bashkuar aleancës, e ndjekur nga aprovimi i grupeve parlamentare.

Më 12 maj, komisionet e ndryshme parlamentare kanë vendosur të diskutojnë raportin e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Agresioni rus në Ukrainë, ka shtyrë Finlandën dhe Suedinë që të marrin në konsideratë anëtarësimin e tyre në NATO.

Ndërsa, Rusia ka paralajmëruar pasoja për NATO-n nëse lejon anëtarësimin e Finlandës dhe të Suedisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

Ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Boris Bratina, në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së...
11:18 | 05/07/2026

SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën në një incident me të shtëna që ndodhi në Coney Island, Brooklyn, New York, vonë natën...
11:14 | 05/07/2026

Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë

Një banor i Çikagos ka fituar një xhekpot prej 1.3 milion dollarësh në Lotarinë Lucky Day, 15 vjet pasi fitoi një çmim të konsiderueshëm në...
09:49 | 05/07/2026