English

Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë, Peter Handke shkakton polemika

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Opinioni shqiptar dhe më gjerë ka reaguar negativisht ndaj vendimit të Akademisë suedeze që i dha çmimin Nobel në Letërsi, Peter Handke.

- Advertisement -

Kush është Peter Handke për shqiptarët?

Austriaku njihet si përkrahës i regjimit të Slobodan Milloshevicit dhe gjenocidit në Ballkan.
Në deklaratat e tij, dramaturgu ka mohuar masakrën e Srebrenicës ndërsa në vitin 2006 Handke mori pjesë në funeralin e Milloshevicit.

Pas kritikave për pjesëmarrjen e tij në funeral, Peter Handkes iu anulua nominimi për çmimin “Heinrich Heine”, prej 50 mijë eurosh.

Bombardimin e Serbisë nga Nato ai e ka përshkruar si krim lufte dhe për këtë ka marrë kritika të shumta.

Akademia Suedeze e Nobelit ka reaguar pas zhurmës që solli përzgjedhja e shkrimtarit austriak Peter Handke si fitues i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2019.

Teksa në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe më gjerë Handke u akuzua si mbrojtës i gjenocidit serb mbi popullsinë myslimane, Akademia saktëson se nuk janë pikëpamjet politike ato që vlerësohen prej saj, por vlerat letrare.

Sekretari i Akademisë Mbretërore Suedeze, Mat Malms u shpreh në një prononcim për mediat se “nuk është në mandatin e akadermisë që të balancojë kualitetin letrar në raport me pikëpamjet politike”.

Më 10 tetor Akademia Suedeze e Nobelit e ndau Nobelin në Letërsi mes dy laureatëve, Olga Tokarczuk dhe Peter Handke. Përzgjedhja e Handke u shoqërua me pakënaqësi të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë, deri në nivelet më të larta të politikës.

Ndahen çmimet Nobel për Letërsinë, Olga Tokarczuk dhe Peter Handke shpallen fitues

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×