Fituesit e ‘Golden Globes’, triumfojnë ‘Nomadland’, ‘Borat’ dhe ‘Schitt’s Creek’

1 Mars 2021 | 08:12

‘Nomadland’ dhe ‘Borat’ ishin fituesit e mëdhenj të çmimeve ‘Golden Globe’, një ceremoni e zhvilluar virtualisht për shkak të pandemisë.

Çmimi kryesor i natës, si filmi më i mirë dramë, shkoi për ‘Nomadland’, Frances McDormand e cila luan rolin e një gruaje të pastrehë që udhëton nëpër perëndimin amerikan.

Chloé Zhao fitoi çmimin si regjisorja më e mirë, duke u bërë fituesja e dytë grua në këtë kategori dhe futet në  historinë e ‘Golden Globe’ pas Barbara Streisand në 1983.

‘Borat’, vazhdimi i suksesshëm i vitit 2006, triumfoi si filmi më i mirë muzikor ose komedi.

“Faleminderit shtypit të huaj të bardhë të Hollivudit”, tha Sacha Baron Cohen ndërsa pranoi çmimin, duke iu referuar faktit se pas ‘Globeve’ aktualisht nuk ka anëtarë me ngjyrë.

Cohen vijoi më tej shakanë, pasi u cilësua aktori më i mirë në një komedi ose muzikal për të njëjtin film. “Prisni, Donald Trump po konteston rezultatin. Ai po pretendon se shumë njerëz të vdekur votuan”,  -ironizoi aktori.

Fitues të tjerë në edicionin e 78 përfshinin Rosamund Pike, e cila fitoi çmimin si aktorja më e mirë në një film muzikor ose komedi për ‘I Care A Lot’. Daniel Kaluuya fitoi trofeun e aktorit më të mirë dytësor për interpretimin e tij në filmin ‘Judë dhe Mesia i zi’.

‘The Crown’ ishte fituesi i madh në kategoritë televizive, duke rrëmbyer katër çmime në total, përfshirë seriali më i mirë dramatik.

‘Schitt’s Creek’ u cilësua  seriali më i mirë komedi, ndërsa një nga yjet e saj, Catherine O’Hara, fitoi çmimin aktorja më e mirë në komedi. Pixar Soul 8piksar8 është fituesi në kategorinë e filmave të animuar.

‘Golden Globe’ cilësohet si eventi i cili paraprin edhe fituesit e mëdhenj të çmimeve ‘Oscar’, ceremonia e të cilit do të zhvillohet në 25 prill.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026