Fjalimi i Ramës në KiE, Meta: Do të shmangë vëmendjen nga skandalet e qeverisë
14 Tetor 2022 |
18:28
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e cilësoi “show” fjalimin e kryeministrit Edi Rama në KiE dhe një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga skandalet e qeverisë.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Meta tha se Partia e Lirisë mbetet e angazhuar në denoncimin e skandaleve dhe korrupsionit dhe përpjekjeve për t’i dhënë fund qeverisë Rama.
“Bojkoti i PPE në Strasburg ndaj Ramës ishte mesazh i qartë se bllofet dhe shfaqet teatrore që organizon duke cenuar edhe seriozitetin e institucioneve të rëndësishme europiane nuk mbulojnë dot kursin e tij aventuresk që nuk është tjetër veç përpjekje për të shmangur vëmendjen nga skandalet ku është përfshirë e ku është zhytur qeveria,” – u shpreh ish-presidenti.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun