Fjalimi i Trump në Davos, bien çmimet e naftës

24 Janar 2025 | 20:32

Gjatë Forumit Ekonomik të Davosit, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, kërkoi nga Arabia Saudite uljen e çmimit të naftës dhe rritjen e investimeve saudite në SHBA.

Sipas tij, një ulje e çmimit të naftës do të ndihmonte në përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë.

Në fjalimin e tij virtual, Trump shprehu se do të kërkonte nga Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, dhe OPEC-ut që të ulën çmimet e naftës, ndërsa bëri thirrje për rritjen e investimeve saudite në SHBA, nga 600 miliardë dollarë në 1 trilion dollarë.

“Gjithashtu, do t’i kërkoj Princit të Kurorës, i cili është një person fantastik, ti rrumbullakosë investimet në rreth 1 trilion dollarë,” tha Trump gjatë fjalimit të tij në Davos. “Mendoj se ata do ta bëjnë, sepse ne kemi qenë shumë të mirë me ta.”

Trump gjithashtu theksoi rëndësinë e uljes së çmimit të naftës për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas tij, një ulje e çmimit të naftës mund të ndihmojë në përfundimin e luftës.

“Nëse çmimi bie, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës do të përfundojë menjëherë. Aktualisht, çmimi është aq i lartë sa kjo luftë do të vazhdojë – duhet ta ulni çmimin e naftës! Ata duhet ta kishin bërë këtë shumë kohë më parë. Janë përgjegjës, në një farë mase, për atë që po ndodh,” shtoi Trump.

Pas këtij deklarimi, çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ra menjëherë. Çmimi i naftës bruto Brent ra me 71 cent, ose 0.9%, duke u mbyllur në 78.8 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) ra me 75.014 cent, ose 1.09%.

Në të njëjtën kohë, Trump mori qëndrim konfrontues ndaj diplomacisë ndërkombëtare, duke kërcënuar sërish me tarifa kundër rivalëve dhe madje edhe aleatëve, si Bashkimi Europian dhe Kanadaja.

“Mesazhi im për çdo biznes në botë është shumë i thjeshtë: Ejani bëni produktin tuaj në Amerikë, dhe ne do t’ju japim ndër taksat më të ulëta nga çdo komb në botë. Por nëse nuk e bëni produktin tuaj në Amerikë, që është e drejta juaj, atëherë shumë thjesht do të duhet të paguani një tarifë doganore,” përfundoi Trump.

Ky fjalim erdhi vetëm disa ditë pas inaugurimit të tij dhe pasqyroi shumë nga premtimet që ai kishte bërë për një “epokë të artë” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë

Irani i ka kërkuar Huthëve të Jemenit të jetë gati për të mbyllur rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë...
16:29 | 16/07/2026

Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira

Një gjykatë në Moskë hodhi poshtë të enjten një apel nga Euroclear kundër një vendimi që ajo duhet të paguajë dëmshpërblim prej 233 miliardë dollar,...
16:24 | 16/07/2026

India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale

India u ka urdhëruar pronarëve të anijeve dhe operatorëve të mos i lejojnë marinarët dhe ekipet e tyre  që të udhëtojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit...
16:12 | 16/07/2026